Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e mbrëmshme ( e premte) në Popolan të Suharekës.
Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pistoletë, një karikatorë, shtatë fishek dhe një gëzhojë.
“Fsh. Popolan, Suharekë 12.07.2024-11:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me armë zjarri ka plagosur viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKMF për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë fishek dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia