Peci: Kosova po i prodhon deri në 150 mijë ton më shumë grurë se vitin e kaluar

Ministri i Bujqësise, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka bërë të ditur se Kosova vitin e kaluar ka importuar 139 000 ton me grurë.

Ndërkaq, siç tha ai, këtë vit, Kosova minimalisht po i prodhon 140 000 deri 150 000 ton më shumë se vitin e kaluar, shkruan Arbresh.info.

“Sipas analizave për konsum, një qytetar në Kosovë konsumon në ditë mesatarisht prej 250 deri 300 gram miell.Për 365 ditë kjo i bie 140 deri 150 kg grurë. 150 kg x 1.75 milion banorë = 262 mijë tonë grurë.  67 kilogramë grurë në vit është mesatarja botërore për kokë banori.  Kosova ka importuar vitin e kaluar 139 000 ton me grurë. E këtë vit, toka e bekuar e Kosovës, minimalisht po i prodhon 140 000 deri 150 000 ton më shumë se vitin e kaluar! “, ka shkruar ministri.

Ai ka thënë se në këtë llogaritje, nuk përfshihen sipërfaqet nën 1ha që ne si Ministri nuk i subvencionojmë.

“Suksese të Kosovës duhet t’iu gëzohemi që të gjithë.  Xhelozia e smira dëmtojnë rëndë shëndetin!  Do punue koka, me prodhue toka! Kur ska hajni, Zoti dërgon begati!”, ka shkruar mes të tjerash ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *