E rëndë: I riu në Prishtinë ther me thikë vëllain dhe arratiset, Policia vihet në ndjekje të tij

Konfliktet mes vëllezërve në familjet kosovare, shpeshherë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit. Ata madje me raste eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashe.

Një rast i rëndë ka ndodhur edhe dje në një familje në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka sulmuar me thikë vëllain e tij.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar atje për tretman mjekësor, si pasojë e lëndimeve që dyshohet se i kishte marrë nga një mjet i mprehtë.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshminë e viktimës dhe babait të tyre.

I dyshuari akoma nuk është kapur pasi është arratisur pas kryerjes së veprës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të siguruar prezencën e të dyshuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *