Haradinaj: Loxha ia dha përgjigjen meritore armikut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Loxha me rrethinë me vendosmëri dhe guxim i dha armikut përgjigjen e merituar.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Beteja e Loxhës më 6 korrik 1998 shënon një nga kapitujt kulmor të luftës për liri.

“Beteja e Loxhës më 6 korrik 1998 shënon një nga kapitujt kulmor të luftës për liri. Duke kujtuar sot përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, përulemi me nderim para dëshmorëve që u përjetësuan në themelet e lirisë; Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj”, ka shkruar Haradinaj. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *