Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen Fetahaj me rastin e 25-vjetorit të përjetësimit të heroit të kombit, Xhemajl Fetahaj.
Haradinaj ka thënë se Xhemajli i doli zot atdheut në momente vendimtare historike.
“Xhemajl Fetahaj i doli zot Atdheut në momente vendimtare historike. Sot në 25-vjetorin e përjetësimit, qëndrova në familjen e tij, familje atdhetare e gatshme çdo herë për t’i dalë zot Atdheut. Kujtuam jo vetëm rënien heroike, por edhe 35 vjet jetë të Xhemajlit, jetë me plotë ide, aktivitete e përpjekje për liri. Familjes Fetahaj i shpreha mirënjohjen e thellë për sakrificën sublime të vëllaut, bashkëshortit dhe babait të tyre”, ka thënë Haradinaj.