Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matheë Miller, ka bërë të ditur se i kërkojnë Sërbisë që të përfundojë hetimin për vrasjen e vëllezërve Bytyqi në vitin 1999.
“25 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u vranë në paraburgimin e policisë serbe”.
“Sot, autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë. Ne i bëjmë thirrje Serbisë sërish që të përfundojë hetimin e saj dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e tyre”, ka shkruar Miller