Andi Mezini publikon këngën e tij të re ‘Gabova’

Një artist i ri i ka shtuar freskin estradës shqiptare!

Artisti i ri Andi Mezini ka hyrë në skenën muzikore shqiptare me një frymë të re dhe një stil që po bën audiencën mjaftë kurioze, shkruan Neutral Bizz.

Kënga e tij e re “Gabova”, e cila është në bashkëpunim me porducentin Arti Rec, ka shënuar një sukses të madh dhe është pritur më së miri nga dëgjuesit, ani pse është lansuar sot.

Me një zë të veçantë dhe një interpretim të pasionuar, Andi Mezini ka arritur të kapërcejë kufijtë e muzikës popullore shqiptare dhe jo vetëm.

“Gabova” është një këngë e cila përshkruan ndjenjat e një dashurie të humbur dhe ka një melodi të bukur që teksa dëgjohet, e bën të pamundur që të mos ndihesh i lidhur me tekstin dhe emocionet që përshkruhen.

Me një muzikë të qartë dhe tekst të ndjeshëm, kënga e Andi Mezinit ka arritur të arrijë zemrat e shumë dëgjuesve, duke fituar admirimin dhe vlerësimin e tyre.

 Fryma e re dhe një stil i veçantë që sjell në muzikën shqiptare, bën që Andi Mezini të dalë në pah si një artist me potencial të madh dhe të pritet me padurim për të ardhmen e tij muzikore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *