Biden: Vetëm Zoti mund të më nxjerrë nga gara

Askush nuk është më i kualifikuar se unë për të qenë president ose për të fituar këto zgjedhje”, tha Presidenti i SHBA Joe Biden gjatë një interviste për rrjetin televiziv amerikan ABC News.Askush nuk është më i kualifikuar (se unë) për të qenë president ose për të fituar këto zgjedhje, tha Presidenti i SHBA Joe Biden gjatë një interviste për rrjetin televiziv amerikan ABC News.

Intervista vjen pas performancës zhgënjyese të 81-vjeçarit në debatin me rivalin e tij republikan 78-vjeçar Donald Trump më 27 qershor, e cila bëri që disa demokratë të ngrenë çështjen e tërheqjes së kandidaturës së tij. Tashmë 4 kongresmenë demokratë i kanë kërkuar Biden që të largohet nga gara për Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Biden pranoi për të disatën herë se paraqitja e tij në debatin televiziv e mëparshme me Donald Trump nuk i përmbushi pritshmëritë, por theksoi se ishte një incident i izoluar për shkak të të ftohurës që po e shqetësonte.

“Unë po ndihesha i keq … kisha një të ftohtë të keqe atë ditë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *