I dënuar në mungesë me 4 vite burg, arrestohet në Spanjë 31-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, me qëllim ekstradimi në vendin tonë.

Aleksandër Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit  “Weekend”.

Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2018 e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Interpol Tirana po vijon procedurat, në bashkëpunim me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *