Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një magazinë në ndërtim në Lushnjë të Shqipërisë, ku thuhet se një person ka vdekur, ndërsa disa të tjerë janë lënduar, përfshirë edhe deputetin e PS-së, Bujar Çela.
Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi. Dyshohet se gjatë punës në fabrikë një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.
Top Channel mëson se Roland Hoxha është personi që mbeti i vdekur sot nga shpërthimi në mgazinë.
Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.