Një aksident i rëndë ka ndodh para pak minutash në hyrje të Mitrovicës.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona, ndërkaq të përfshira janë dy vetura.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia për rajonin e Mitrovicës.
“Rreth orës 20:17, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale në hyrje të Mitrovicës. Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Në vendin e ngjarjes përveç policisë dhe ambulancës janë parë edhe zjarrfikësit.