Luana Vjollca, këngetarja shqiptare e njohur, ka shkëlqyer sërish në sytë e fansave me një njoftim të mahnitshëm, shkruan Gazeta Neutral.
Ajo ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me producentin e njohur Bini Diezz, i cili është gjithashtu një nga bashkëpunëtorët e saj më të rëndësishëm në fushën e muzikës.
Kjo dyshe tejet e talentuar ka sjellë në tregun shqiptar disa hite të mëdha muzikore dhe njëkohësisht mjaftë të njohur për përmbajtjen e freskët dhe inovative të projekteve të tyre.
Këtë e kanë bërë të ditur në rrjetin social Instagram, duke e ndarë lajmin në pjesën e tyre të “story”-ve.
Fansat me padurim presin për të dëgjuar projektin e ri të Luana Vjollcës dhe Bini Diez, duke shprehur se ky bashkëpunim do të sjellë një këngë të shkëlqyer dhe të veçantë, siç kanë bërë dhe projektet e tyre më parë.