Një vajzë nga Kosova, e plagosur në sulmin në Finlandë

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se në mesin e të plagosurve nga sulmi në Finlandë në një shkollë është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftim bëhet e ditur se MPJD-ja, përmes ambasadës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet finlandeze dhe me familjen e vajzës së plagosur.

Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *