Ky është i dyshuari që e sulmoi seksualisht një vajzë në ashensorin e banesës në Prishtinë

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale ndaj vajzave e grave në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Të dyshuarit në shumicën e rasteve janë persona të moshës madhore, të cilët shfrytëzojnë çfarëdo situate me qëllim keqpërdorimin dhe abuzimin e tyre. 

Personi që dyshohet se sulmoi seksualisht 24-vjeçaren në ashensorin e banesës ka rënë në prangat e Policisë dhe tashmë ndodhet në ndalim policor.

I dyshuari është Agron Murseli, 29-vjeçar, i cili u kap dje dhe u shoqërua në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Sipas informacioneve të para, më 27 shkurt, i dyshuari fillimisht e kishte përcjellë viktimën derisa po kthehej te banesa e saj dhe më pas ishte futur në ashensor bashkë me të, përkundër që ajo tentoi ta ndalojë, por s’ia arriti.

Derisa ndodheshin në ashensor, i dyshuari e kishte prekur me zor në pjesët intime, e madje edhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Pasi Policia ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë, është identifikuar i dyshuari.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Sulm seksual’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *