Kampionati francez nuk do të quhet me Ligue 1, merr emrin e Fast Food!

Nga sezoni i ardhshëm elita franceze e futbollit nuk do të njihet vetëm si Ligue 1, por si Ligue 1 McDonald’s. Rrjeti i famshëm amerikan i ushqimeve fast-food ka fituar të drejtën për të reklamuar emrin e saj teksa nga kjo marrëveshja, Federata Franceze e Futbollit do të përfitojë 20 milionë euro në sezon.

Në pesë vitet e fundit sponsor për Ligue 1 ishte Uber Eats që paguanin 15 milionë euro për sezon, por këta të fundit nuk dëshironin të rinovonin kontratën. Në këtë formë, përfitoi McDonald’s që do të reklamojë markën e saj nëpërmjet një prej pesë kampionateve kryesore të Europës.

Ndërkohë, vlen të theksohet se një pjesë e tifozëve nuk janë dakord pasi nuk e shohin si serioze këtë zgjedh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *