Hulumtimi tregon se cilët janë shoferët më të këqij në Evropë

Ju ndoshta keni qenë në një vend të huaj, keni marrë me qira një makinë dhe keni shkuar për të eksploruar. Epo, supozojmë se kjo ju shkaktoi pak stres, sepse vozitja në çdo vend është e ndryshme, ka disa rregulla të ndryshme, dhe më e keqja sigurisht, një kulturë krejtësisht e re drejtimi.

Por a e keni pyetur ndonjëherë veten dhe ndoshta keni pyetur se cili vend ka shoferët më të këqij? Një sondazh i porositur nga koncesionari më i madh francez i autostradave, Vinci Autoroutes, iu përgjigj kësaj pyetjeje.

Gjatë hulumtimit janë marrë në pyetje 12.400 evropianë nga 11 vende, të cilët janë përgjigjur se si e perceptojnë vozitjen e tyre.

Rezultatet e hulumtimit janë të pakta shqetësuese. Nga të gjithë të anketuarit, deri në 79 përqind kishin qëndrim negativ ndaj shoferëve të tjerë. Në Britaninë e Madhe, një e katërta e të anketuarve thanë se pas timonit janë njerëz krejtësisht të ndryshëm, por qëndrimi i grekëve për shoferët nga vendet e tjera është krejtësisht i pabesueshëm.

Rreth 91 për qind e tyre kanë shprehur qëndrim negativ, por janë kritikë edhe ndaj bashkatdhetarëve, ndaj Greqia ka shënuar rezultatet më të këqija në sondazh.

Të shajnë, i bien bories, flasin në celular gjatë vozitjes, madje edhe dalin nga makina për të larë “hesapet”, të gjitha këto, sipas grekëve, bëjnë çdo ditë bashkatdhetarët e tyre.

Pra, kini kujdes nëse planifikoni të vozisni në rrugët greke këtë verë.

Megjithatë, jo gjithçka është aq e zezë, spanjollët dhe britanikët janë më pak kritikë ndaj vozitjes së njerëzve të tjerë në vendet e tyre, ndërsa gjermanët janë të sjellshëm me bashkatdhetarët e tyre dhe besojnë se shumë pak prej tyre janë agresivë ose të papërgjegjshëm./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *