Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi që njëri nga ta kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, kurse dy të tjerët i kishin penguar policët në kryerje të detyrës.
Sipas njoftimit, zyrtari policor ka marrë lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Të dyshuarit janë liruar.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Lagja e Spitalit, Prishtinë 06.07.2024 – 02:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi njëri nga ta kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, kurse dy të tjerët i kishin penguar policët në kryerje të detyrës. Si pasojë e sulmit fizik, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë.