Aurora borealis të premten mbrëma ndriçoi qiellin në të gjithë kontinentin evropian, duke krijuar pamje mahnitëse.
Aurora ndriçoi qiellin mbi Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Zvicrën dhe shumë vende të tjera, por edhe qiellin e Kosovës.
Aurora krijohet kur elektronet e erës diellore përplasen me atomet e shtresave të sipërme të atmosferës në një lartësi prej 80-150 km.
Në hemisferën veriore, shumica e këtij aktiviteti zhvillohet brenda një brezi të njohur si aurora ovale, e cila mbulon gjerësi gjeografike midis 60 dhe 75 gradë.
MeteoKosova ka publikuar fotografi nga rajoni i Gjilanit, ku shihet qielli i ndriçuar nga fenomeni i rrallë natyror.