Vetura me targa serbe që u dogj në veri ishte pronë e shoferit të ish-kryetarit të Leposaviqit

Një automjet me targa serbe, është djegur në veri të Kosovës, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Rasti është denoncuar dhe po ashtu është konfirmuar tashmë nga Policia e Kosovës.

Siç mëson Sinjali, viktima ka deklaruar në Polici se e gjeti veturën e djegur dhe nuk ka informacione se cili mund të jetë motivi apo kush janë të dyshuarit.

Megjithatë, sinjalizuesi nga veriu ka bërë me dije se dyshimet e para lidhen edhe me punën që ka pasur në të kaluarën pronari i veturës.

Kjo pasi që ai ka punuar si shofer i ish-kryetarit të komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *