Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka njoftuar për tërheqje nga kombëtarja shqiptare e futbollit, një ditë pasi u konfirmua se nuk është pjesë e listës së kuqezinjve për “Euro 2024”.Në një letër publike në rrjetet sociale, Cikalleshi ka thënë se ka qenë krenari dhe emocion i papërshkrueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar.“Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë, është sa privilegj, aq edhe një përgjegjësi, cila më ka bërë të përunjur dhe mirënjohës ndaj çdokujt që besoi, ndaj çdokujt që më dha kurajo për të vazhduar, e padyshim, në mënyrë të veçantë ndaj çdokujt që brohoriti për mua. Ashtu siç, çdo fillim e ka një fund, edhe rrugëtimit tim me ekipin kombëtar të futbollit i erdhi fundi!”, ka shkruar ai.
Cikalleshi ka thënë se është i lumtur për kontributin e tij për Shqipërinë. 33-vjeçari ka uruar që kombëtarja të ketë sukses në Euro 2024 dhe të bëjë paraqitje dinjitoze.Emri i Cikalleshit dhe Myrto Uzunit ishin ata që nxitën më së shumti reagime, pas lënies jashtë të listës së Shqipërisë për “Euro 2024”.
Cikalleshi për kohë të gjatë ishte ndër lojtarët kryesorë të Shqipërisë.Ai ka pasur 58 paraqitje për kuqezinjtë. Ka realizuar 13 gola.Letra e Sokol Cikalleshit: