Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar nëpërmes një statusi, duke komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Sipas Tahirit, pushteti ofroi Asociacionin, por mori grushte nga Gjermania, Franca dhe Italia.
Tutje siç u shpreh ajo pushteti e rrëzoi Kosovën në dy gjunjë.
“ Edhe ofruan asociacionin edhe moren grusht nga treshja e madhe evropiane ndersa e lane anash presidenten Osmani – e rrezuan Kosoven ne dy gjuje – kurr Kosova nuk ka lejuar te rrezohet as ne lufte as ne paqe deri sot – eshte nje porosi kur devja i thote pronarit para se ta perfundon jeten qe te gjithe e dijme – ne kete gjendje te mjerueshme kemi rene – fatkeqesi katastrofale ”, ka shkruar Tahiri në Facebook.