Një koncert gala do të mbahet më 3 qershor në Prishtinë për nder të 25 vjetorit të Çlirimit të Prishtinës, ku do të performojnë artistë të njohur të muzikës.
Këtë e bëri të ditur, i pari i kryeqytetit, Përparim Rama përmes një njoftimi në Facebook.
Ai gjithashtu bëri të ditur se në kuadër të këtij eventi festiv do të performojnë artistë të njohur sikurse Petrit Çarkaxhiu, Vullnet Sefajam Vesa Luma dhe Yll Limani.
“Kanga jonë, Për ty Prishtinë. Gala Koncert më 3 qershor në sheshin “Skënderbeu” në Kryeqytet”, shkroi kryetari i Prishtinës Përparim Rama.
“Festojmë të gjithë së bashku 25 vjetorin e Çlirimit të Prishtinës, me performanca të artistëve tonë fantastikë, të cilët ndër vite e kanë pasuruar skenën muzikore”, theksoi ai mes tjerash lidhur me këtë event.
Më 3 qershor, priten gjatë ditës edhe aktivitete të tjera të rëndësishme.