Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it

Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që po ndodhin ndaj Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në veri janë një strategji e bandave serbe.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se bandat serbe dëshirojnë të krijojnë situata të tensionuara.

“Bandat kriminale vetëm po e zbatojnë strategjinë e tyre, provokimet duan ti vazhdojnë me qëllim që të ndodh ndonjë incident, ato dëshirojnë të krijojnë situata të tensionuara”, ka thënë Sylejmani.

Sylejmani ka folur për ushtrimet e përbashkëta që i ka bërë sot KFOR, EULEX dhe Policia e Kosovës.

” Është shumë e nevojshme duke e pasë parasysh situatën e krijuar nga sulmi në Banjskë. Edhe KFOR-i edhe EULEX-i siç e dini kanë rritur kapacitetet e veta dhe tani ato plane operative që i kanë të përbashkëta duhet të bëjnë edhe ushtrime edhe në situata normale e le më në situatën që jemi”, ka thënë Sylejmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *