Mot i vranët dhe me shi sot

Reshje shiu pritet të ketë gjatë ditës së martë kryesisht nga pjesë jugperëndimore të vendit.

Paradite në pjesë tjera reshjet pritet të pushojnë, e të paraqiten lokalisht pasdite më vonë.

Në vise malore, përreth Sharrit, priten edhe të reshura dëbore. Temperaturat minimale zbresin në 6C e 7C, e ato maksimale shkojnë deri në 12C e 13C. Do të fryjë erë veriore mesatare 5-10m/s, me hove deri në 12m/s, njofton Prishtina Weather.

Mot i ndryshueshëm mbetet edhe në ditët pasuese, të mërkurën e enjten, me vransira e intervale me diell. Orëve të pasdites priten edhe reshje lokale shiu. Reshjet e shiut vazhdojnë edhe mëngjesin e së premtës, e deri në orët e mbrëmjes vransirat shpërndahen. Temperaturat shënojnë një rritje deri në 13C e 15C, të mërkurën, e më pas zbresin deri në 8C e 9C ditën e premtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *