“Mendova që kam telashe me mushkëritë”, rikthehet Ganimete Musliu pas ndërhyrjes në zemër

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është rikthyer pas intervenimit që ka pas në zemër.

Në një intervistë në T7, Musliu ka rrëfyer për gjendjen e saj shëndetësore.

“Në janar 2023 pata një shqetësim, kisha lodhje, koll, frymëmarja e shqetësuar dhe si gjithë ne mendova që problemi lidhej me mushkëri. Kur bëj vizitën te pulmologu më rekomandohej ta bëjë vizitën tek kardiologu. Pas vizitës te kardiologu u kuptua që problemi është tek zemra, kisha problem me valvulën mitrale që ishte e dëmtuar mjaftë shumë dhe nuk e kryente funksionin e duhur”, tha Musliu.

KLIKO KËTU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *