Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka theksuar se dje nuk ka pasur dialog sepse sipas tij Kosova nuk e ka dashur, sepse kërkon njohje të menjëhershme nga Serbia dhe ka shtuar se është plotësisht e qartë se Albin Kurti nuk dëshiron të formojë Asociacionin.
“Dje thashë nëse nuk donte, kjo është pak a shumë punë e tij, por dialogu nuk ndodhi sepse ata nuk e duan. Ata thjesht e duan njohjen de jure, dhe vazhdimisht e kërkojnë këtë”, ka theksuar Vuçiq për Pink.
Ai ka thënë se Kurti nuk ka dashur të flasë, dhe se delegacioni serb ka dashur të bisedojë për ndonjë marrëveshje, se si të zgjidhen problemet me kompromise.
“Por e kam ditur mirë edhe më parë që nuk janë gati për këtë e atë, se nuk janë të interesuar për gjëra të tilla”, nënvizoi ai.
Ai ka theksuar se “persekutimi i serbëve është bërë përditshmëri, se ndërkombëtarët e dinë, por hesht sepse nuk dinë çfarë të bëjnë me Kurtin”.
“Serbët arrestohen sapo të mbërrijnë. Kur ne ndaluam një person të dyshuar për krime lufte kundër serbëve për dy orë, e lamë në autobus për tre orë, pastaj u ngrit i gjithë bashkësia ndërkombëtare, u thirrën shumë eurodeputetë,” tha ai.
Sa i përket dialogut, ai ka theksuar se nuk ka asgjë të re dhe as nuk do të ketë së shpejti.
“Është plotësisht e qartë se Kurti nuk dëshiron të formojë Asociacionin, është e rëndësishme të ruajmë paqen dhe qetësinë dhe në paqe të kërkojmë zgjidhjen më të mirë për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të Serbisë, forcimin e Serbisë në çdo sferë të jeta sociale”, shpjegoi ai.
Vuçiq tha se nuk beson se në një të ardhme të afërt do të ketë një dialog serioz, për të cilin Serbia është e gatshme, por jo Kosova.