“Milic i Dejonës, trushplamë i Kurtit”, Matoshi i reagon Sali Zybës

Analisti politik, Halil Matoshi, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, i cili deklaratat e tij i krahasoi me ato të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Në reagimin e tij, Matoshi e quan Zybën si ‘milic i Dejona Mihalit” dhe ‘trushpërlamë i Albin Kurtit’.

Matoshi shton se Lëvizja Vetëvendosje që një kohë të gjatë përdor linçim publik ndaj kundërshtarëve të tyre dhe kanë qëllim edhe linçimin fizik, por thotë se nuk do ia dalin.

Reagimi i plotë:

Zyba në rolin e milicit të mendimit!

1.
Milici i Dejona Mihalit dhe shegerti trushplamë i Albin Kurtit, nga taborri i milicisë së moralit fetar e kinsepatriotik, Sali Zyba, po do me u thânë kosovarëve se Halil Matoshi âsht me Vučić-in!
Unë vazhdoj me menu që roli i liderit shtetnor (prej Princit të Niccolo Machiavellit e deri në ditët tona) âsht me u ballafaqu me kundërstarin, me marrë vendime të shtira é me nxjerrë ma të mirën për popullin dhe Atdheun e tina, e jo të shmanget tue vú vendin në pozitë fajtori, (në pozitë të keqe para Fuqive të Mëdha) ngase dialogu me Rezolutë të Kuvenit, ku ulet Zyba âsht shpallun saherë interes shtetnor i Kosovës.

2.
Këtë model të etiketimit dhe fabrikimit të anmiqve Zyba dhe partia e tij e kanë marrë nga nji kombinim fatal, stalinizmi enverist e zhdanovizmi titist.
Pra asht moti e pame!
Shenjëzo individin, nga majat e pushtetit ku je kacavjerrë, që eventualisht trushplamët e sistemit ta linçojnë, ose sëpaku të disciplinohen ktitikët ndaj pushtetit.
Pushteti i Kurtit e ka realizu fazën e parë të linçit publik: Njollosjen e figurave publike, medias së pavarun, sindikatave, gjyqsorit deri edhe gjyqësisë Kushtetuese, administratën publike dhe opozitën demokratike;
Hapi i dytë âsht linçi fizik.
Por nuk do t’ja dalin.
Kanë me shku në llymin e historisë si shumë rrahagjoksa para tyne.

3.
Zyba e milicët si ai, harrojnë se brezi jèm i ka dalë përballë fashizmit të diktatorit Milošević që në lindje të tij, që kishte shumë armë e shumë forma ndjekje e torture, pa na u trèm syni, e lëje ma të trembemi para nji kaste idiotësh të dobishëm të Kurtit!

3.
Pushka top t’u bâftë, shoku milic!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *