Tiranë- Një 36-vjeçare nga Vaqarri, mbrëmjen e djeshme u përcoll me urgjencë për në spital, pasi kishte pirë fotoksinë. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Pas hetimit të rastit, policia zbuloi se shkak për gjendjen e gruas ishte i shoqi, Gentjan Liçaj, 47-vjeçar, i cili dhunonte në mënyrë të vazhdueshme atë dhe vajzën e tyre adoleshente.
Zanafilla e dhunës nisi për shkak se 47-vjeçari donte të fejonte vajzën kundër dëshirës së saj.
Policia vuri në pranga 47 vjeçarin për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje”.