Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.
Në Polici kanë përfunduar së fundi edhe një çift në Gjakovë, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Neutral mëson se 50-vjeçarja ka denoncuar bashkëshortin në Polici, ku ka deklaruar se ai në mënyrë sistematike po ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj saj.
E njëjta është shprehur se ndihet e rrezikuar nga veprimet e të shoqit dhe si rrjedhojë ka kërkuar që të pajiset me urdhër të mbrojtjes.
Si rezultat i denoncimit, 54-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me t’u përfunduar procedurat policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”.