Ky ushqim redukton rrezikun e diabetit me 28 për qind, sipas studimit

Nëse keni diabet, është e rëndësishme të ndiqni këshillat e mjekut tuaj. Kjo do të thotë të kujdeseni për dietën tuaj dhe të mos hani shumë ëmbëlsira. Ekziston një ushqim që mund të bëjë mrekulli. Kosi grek pa asnjë aditiv, që do të thotë pa sheqer, ëmbëlsues, niseshte, shurup e gjëra të tjera, ka shumë kalcium dhe proteina dhe është i pasur me zink, jod dhe vitamina B2, B12, D.

Siç zbuluan shkencëtarët, konsumimi i kosit grek mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të diabetit me 28 për qind. Studimi i kryer nga studiues të Universitetit të Kembrixhit zbuloi se mjafton të konsumosh 40 gramë kos grek në ditë.

Studimi përfshiu 3502 të rritur. Gjatë 11 viteve, u analizuan zakonet e tyre të të ngrënit. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se produktet e qumështit të fermentuara, si kosi dhe gjiza, kanë densitet të ulët të energjisë dhe janë gjithashtu një burim i vitaminës K2, e cila më parë ka qenë e lidhur me shkallë më të ulët të rezistencës ndaj insulinës dhe diabetit të tipit 2, shkruan Index.hr.

Në përgjithësi, produktet e qumështit me yndyrë të lartë u shoqëruan me një rritje prej 9% të diabetit të tipit 2, dhe konsumi i produkteve të qumështit të fermentuar me pak yndyrë u shoqërua me një rrezik të reduktuar prej 24% të diabetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *