U shkarkua nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal, reagon Bajqinovci

Pëllumb Bajçinovci ka reaguar pasi asamblistët opozitarë votuan për shkarkimin e tij nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bajqinovci ka publikuar një fotografi të tijën, bashkë me një thënie.

Ne duhet të pranojmë fundin e diçkaje në mënyrë që të fillojmë të ndërtojmë diçka të re.””, thuhet në postimin e tij.

Ndryshe, asamblistët e partive opozitare në kryeqytet, PDK, LVV, AAK, AKR përmes një seance të jashtëzakonshme kanë shkarkuar Bajqinovcin me 33 vota për.

Duke u bazuar në ligjin për Vetëqeverisje Lokale, votimi për shkarkim u bë përmes votimit të fshehur.

Para votimit, kryetari Përparim Rama, akuzoi asamblistët për “rrëmbim të pushtetit” dhe bashkë me Bajçinovcin, lëshuan sallën posa përfunduan fjalimet.

Bajçinovci ishte zgjedhur kryesues në një mbledhje më 27 qershor, pas shkarkimit të Fehmi Kupinës.

Votimi për shkarkimin e tij vjen pas prishjes së koalicionit në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe LDK-së në kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *