Votim i fshehtë për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal në Prishtinë

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ku në mënyrë të fshehtë po votohet për shkarkimin e kryesuesit, Pëllumb Bajçinovci, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Para votimit, kryetari Përparim Rama, akuzoi asamblistët për “rrëmbim të pushtetit” dhe bashkë me Bajçinovcin, lëshuan sallën posa përfunduan fjalimet.

Bajçinovci ishte zgjedhur kryesues në një mbledhje më 27 qershor, pas shkarkimit të Fehmi Kupinës.

Votimi për shkarkimin e tij vjen pas prishjes së koalicionit në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe LDK-së në kryeqytet.

Në sallë janë asamblistët e Vetëvendosjes, PDK-së, AAK-së e AKR-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *