Pavarësisht paralajmërimeve për të qenë të kujdesshëm në kuzhinë, shumë prej nesh ende përjetojnë aksidente të vogla.
Një postim që shfaq një incident gazmor të ngjashëm në rrjete sociale ka ngjallur reagime të shumta.
Pamjet tregojnë një Apple iPad të dëmtuar, pasi një grua e vendosi gabimisht atë në furrë.
“Nëna ime e pjeku aksidentalisht iPad-in në furrë”, thuhet në postimin origjinal të fotos në Reddit.
Shumë prej përdoruesve u shprehën të habitur, e disa të lumtur që nuk kishe ndodhur diçka më e keqe si shpërthimi i baterisë.