Një kosovar i kërkuar ndërkombëtarisht u arrestua nga policia shqiptare në pikë-kalimin kufitar në Morinë.
Siç njofton Policia e Shtetit, Jeton Dërvishaj, 38-vjeçar Gjykata në Hungari e ka dënuar atë, me dy vjet burgim, për kalim të kundërligjshëm emigrantësh.
“Ndërsa Gjykata e Lartë në Serbi ka lëshuar ndaj tij, urdhër arresti, për të njëjtën veprimtari kriminale. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në dalje u arrestuan në flagrancë shtetasit kosovarë A. M., 26 vjeç dhe L. C., 23 vjeç, pasi kanë paraqitur dy pasaporta që dyshohet se janë të falsifikuara.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan këto dy dokumente.