Një video e publikuar në TikTok nga përdoruesi @sateliti1000 ka bërë xhiron e rrjetit, duke shkaktuar shumë diskutime.
Pas ikjes nga burgu të Faton Hajrizit, Xhelal Sveçla është deklaruar se janë çështje ditësh apo orësh për të vënë në pranga përsëri Faton Hajrizin. Më pas “Sateliti”, ka reaguar në rrjetin social të tij TikTok, lidhur me rastin.
Në video shihet tiktokeri i famshëm duke kërcënuar Xhelal Sveçlën, ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës.
Në videon që ka grumbulluar mijëra shikime dhe komente, personi akuzon ministrin Sveçla për veprime që kanë ndikuar negativisht në jetën e tij dhe shprehet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kërcënuese ndaj tij.
Komentet në video janë të shumta dhe të ndara, ku disa përdorues shprehin mbështetje për personin që flet në video, ndërsa të tjerë e kritikojnë për tonin kërcënues dhe përhapjen e frikës. Videoja ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e autoriteteve, të cilat janë duke e hetuar çështjen.