Elsa Tolaj, një nga influenceret më të reja në Kosovë, është bërë pjesë e ekipit të podcastit të njohur “Dheze Mikrofonin”. Ky lajm ka entuziazmuar ndjekësit e saj dhe admiruesit e podcastit, të cilët presin me padurim kontributin e saj të ri, shkruan Neutral Bizz.
Elsa Tolaj është e njohur për stilin e saj të veçantë dhe përmbajtjen kreative që ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.
Tani, ajo do të sjellë këtë energji dhe kreativitet në “Dheze Mikrofonin”, duke ofruar perspektiva të reja dhe unike për temat që do të diskutohen në podcast.
“Bashkimi me ‘Dheze Mikrofonin’ është një hap i madh për mua dhe jam shumë e emocionuar për këtë mundësi,” tha Elsa në një postim të fundit në Instagram. “Shpresoj që të sjell diçka të re dhe të këndshme për të gjithë dëgjuesit tanë.”- shtoi ajo.
Podcasti “Dheze Mikrofonin”, i drejtuar nga Bini Diez, është bërë një nga podcastet më të ndjekura në vend falë përmbajtjes së tij interesante dhe diskutimeve të hapura dhe interpretimi i këngëve live nga artistë të dashur dhe tejet të pëlqyer nga audienca/ Neutral Bizz.