Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.
Shpeshherë shkak i sjelljeve agresive ndaj familjarëve është edhe abuzimi me pije alkoolike e substanca narkotike.
Neutral mëson se një grua në Gjakovë ka denoncuar ka denoncuar mbrëmë në Polici djalin e saj të mitur.
Bazuar në dëshminë e 49-vjeçares, 15-vjeçari është përdorues i narkotikëve dhe i njëjti ka qenë agresiv ndaj saj, duke i shkaktuar dhunë psikike.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion ku është intervistuar nga organet e hetuesisë dhe në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.