Presidentja Vjosa Osmani, ka publikuar një foto ku shihet në një fushë me lule në Drenicë, ku me ç’rast tha se ato janë të ujitura ndër shekuj me gjakun e grave dhe burrave që u angazhuan për liri.
“Lulëkuqet e Drenicës, të ujitura ndër shekuj me gjakun e grave dhe burrave që kurrë se ndalën angazhimin për liri!”, shkroi ajo në Facebook.
Osmani, është pritur sot në takim nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Kjo në kuadër të vizitave që presidentja do t’u bëjë komunave të vendit.