Butrint Imeri, Don Xhoni dhe Hellbanianz nuk do të marrin pjesë në Alba Festival në Zurich

Denis Avdiu, menaxheri i artistëve Butrint Imeri, Don Xhoni si dhe Hellbanianz njofton se artistët e lartëpërmendur nuk do të jenë pjesë e “Alba Festival” që do të mbahet në Zurich, (Zvicër), shkruan Neutral Bizz.

Sipas deklaratës së publikuar nga menaxhmenti i artistëve, arsyeja e këtij vendimi është mosrespektimi i marrëveshjes nga ana e organizatorëve të festivalit, konkretisht orarit të performancës.

Në deklaratën e tyre, menaxhmenti shpjegon se respektimi i marrëveshjeve është thelbësor për një bashkëpunim të suksesshëm dhe të drejtë. Për fat të keq, kjo situatë ishte jashtë kontrollit të tyre dhe nuk ishte e mundur të zgjidhej me mirëkuptim.

Të gjithë ata që kanë blerë bileta me qëllim për të parë performancën e artistëve, mund të kërkojnë rimbursimin e biletave të tyre sipas të drejtave ligjore që kanë nga organizatorët e festivalit. Menaxhmenti shpreh keqardhje për shqetësimin dhe zhgënjimin që mund të shkaktojë ky vendim, por shpreson në mirëkuptimin e të gjithë dashamirëve.“- thuhej në postimin e publikuar në faqen zyrtare të menaxhmentit.

Denisi falënderon nga zemra të gjithë mbështetësit dhe dashamirët që gjithmonë kanë qëndruar pranë artistëve dhe premton se do të jenë së shpejti bashkë në evente të tjera, duke bashkëpunuar me organizatorë që vlerësojnë kohën dhe përkushtimin e artistëve/ Neutral Bizz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *