Sulmuesi kosovar, Ermal Krasniqi është transferuar te klubi çek, Sparta e Pragës nga Rapidi i Bukureshtit të Rumanisë.
Krasniqi prodhoi 6 gola dhe 3 asistime në 17 paraqitje me klubin rumun.
Kujtojmë që Ballkani ka 15% të shitjes së kartonit të tij, dhe raportohet se kampioni kosovar pritet të përfitojë rreth 300 mijë euro.