Real Madridi të shtunën (1 qershor) fitoi Ligën e Kampionëve duke mposhtur Borussia Dortmundin në finale me rezultat 2-0.
Në këtë të fundit siç dihet tashmë luan futbollisti Karim Adeyemi, i cili për shqiptarët njihet si partneri i reperes Loredana Zefi.
I njëjti ka raporte të mira me disa nga miqtë e artistes shqiptare siç është rasti me Noizyn.
Rigels Rajku (emri i vërtetë) është takuar me Karim në Gjermani, ndërsa kanë kaluar kohë së bashku.
Reperi nga Shqipëria madje i ka bërë një super dhuratë, një qafore që duket se kap vlerën e mijëra eurove.
Noizy dhe Loredana ndërkohë janë miq prej shumë vitesh dhe kanë disa projekte bashkë.
Me gjestin ndaj të dashurit të artistes, ai ka treguar se e vlerëson një miqësi të tillë.