Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,sot është pritur në takim nga presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
Takimi me Kurtin sipas mediave turke, ka zgjatur 1 orë e 50 minuta dhe ka qenë e mbyllur për media.
Lidhur me takimin është deklaruar edhe Erdogan i cili ka thënë se me të ka diskutuar për mundësitë e reja për bashkëpunim ekonomik dhe në fushën e mbrojtjes.
“Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e reja për bashkëpunim ekonomik dhe të mbrojtjes. Të hënën do të mbahet forumi i parë ekonomik për bizneset nga Kosova dhe Turqia duke ofruar një shans për thellimin e lidhjeve dhe nxitjen e investimeve”, shkroi Kurti.
Vizita e Kurtit në Turqi është bërë në kuadër të Forumit Ekonomik të Bizneseve në mes Kosovës dhe Turqisë.