Eskalojnë tensionet në Big Brother VIP Albania, Egla dhe Ledjona me debat të ashpër me njëra-tjetrën

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, tensionet dhe debatet e ashpra janë shndërruar në një ballë ofendimesh mes dy pjesëmarrëseve, Eglës dhe Ledjonës, duke e intensifikuar akoma më shumë atmosferën e tensionuar.

Debati është bërë i nxehtë, dhe situata ka degraduar aq shumë sa që Ledjona në një moment të caktuar e ka tërhequr batanijen e Eglës, pasi ajo rrëshqiti nga fytyra e saj në një moment.

Egla dhe Ledjona, pa kursyer asnjë fjalë ofenduese, kanë shtuar zemërimin dhe përkeqësuar më tej raportet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Aktorja Ceno ka thënë: “E degjeneruar. Mos u bëj fare, je zero me xhufkë. Ti je një budallaqe”.

Gjersa më pas, Ledjona i është përgjigjur: “E degjeneruar je ti. Ke treguar çdo fytyrë tënden”.

Konflikti ka vazhduar me akuzat dhe fjalë të ashpra.

Egla: “Unë nuk merrem më me ty, mos ma shpif”.

Ledjona: “Mos më hidh mua, ashtu. Këtë s’ma thuaj në fytyrë, o femër e poshtër”.

Egla ka insistuar: “Ai gjest është dhunë. Ti je e pafytyrë”.

Kjo situatë e nxehtë ka krijuar një debat intensiv dhe diskutime të shumta midis shikuesve të këtij spektakli, ndërsa tensionet duket se nuk po zhvillohen në mënyrë pozitive për asnjëra prej tyre. Publiku me padurim po e ndjek zhvillimin e ngjarjeve në shtëpinë e Big Brother VIP dhe pritet që debati të ketë përfundime më të reja në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *