Mahnitë Xhuli, brenda një jave udhëton në 10 shtete

Juliana Nura, bukuroshja që arriti të tërheqë vëmendjen e publikut përmes pjesëmarrjes në edicionin e parë të “Big Brother VIP Kosova”, ka zbuluar një anë më pak të njohur të jetës së saj të përditshme në një intervistë të fundit për emisionin “E Diela Jonë” në RTSh.

Ajo ka rrëfyer për ritmin e shpejtë dhe sfidat e jetës së saj në lëvizje si sipërmarrëse dhe blogere, duke rrëfyer se ndonjëherë viziton deri në 10 shtete brenda vetëm një jave.

“Gjatë një jave jam në 10 shtete dhe kjo është tmerr”, tha ajo gjatë intervistës, duke treguar për sfidat e jetës si udhëtare e rregullt për punë. Juliana theksoi se jetët në lëvizje shpesh idealizohen, por realiteti mund të jetë mjaft stresues dhe i lodhshëm.

“Nuk e di nëse e dinë që ka një jetë më të keqe se kjo,” shtoi ajo, duke folur për dinamikën e lodhshme të udhëtimeve të saj të shpeshta.

Duke u marrë me sipërmarrjen dhe blogimin, Juliana është në një lëvizje të vazhdueshme për të përmbushur detyrimet dhe angazhimet e saj profesionale. Pavarësisht sfidave, ajo ka treguar se jeta e saj e shpejtë ka sjellë edhe përvoja dhe mësime të vlefshme.

Ndryshe nga pjesëmarrja e saj në “Big Brother VIP Kosova”, ku të gjithë patën rastin ta njihnin si një karakter të fortë dhe të pavarur, intervista e saj në “E Diela Jonë” ofroi një pasqyrë më të thellë të asaj që do të thotë të balancosh jetën profesionale me pasionin për udhëtimet dhe aventurat e reja. 

SHIKO KËTU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *