Legjenda e sportit dhe figura emblematike e Kosovës, Aziz Salihu ka festuar ditëlindjen e tij të 70-të me një atmosferë të mbushur me gëzim dhe përkujdesje nga familja dhe të afërmit.
Me një karrierë të mbushur me triumfe dhe momente historike, ky jubile është shënuar me një mori urimesh dhe një surprizë të veçantë nga familjarët e tij të dashur.
Festa e ditëlindjes ishte një moment i veçantë për të gjithë, dhe ndër të tjerë, ka qenë vajza e tij, Monika Salihu – këngëtarja e njohur e estradës shqiptare – e cila ka ndarë momentet e lumtura me ndjekësit e saj në Instagram.
Monika publikoi një sërë fotografish nga festimi, duke i shoqëruar ato me një mbishkrim plot ndjenjë: “Më i madhi në vend, më i bukuri jem. E gëzofsh ditëlindjen e 70-të. Shëndet e lumturi”.
Aziz Salihu përndryshe është kampion olimpik i Kosovës, i cili ka fituar mdeljane e bronztë në Lojërat Olimpike 1984, të mbajtura, në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përveç Monikës, ai ka edhe dy fëmijë të tjerë, një djalë dhe një vajzë.