Njihuni me trajnerin më të vjetër të fitnesit

Një burrë 81 vjeçar nga Teksasi, SHBA, i cili u certifikua si trajner personal fitnesi në moshën 73 vjeçare, tani është emëruar trajneri i fitnesit më i vjetër në botë.

Tim Minnick iu dha çmimi nga rekordet botërore Guiness.

Amerikani kishte filluar të punojë si trajner vetëm pasi kishte marrë çertifikatë nga Akademia Kombëtare e Mjekësisë Sportive.

“Doja të bëja diçka që të mund të ndjeja sikur po jap kontribut për dikë”, tha Minnick, duke theksuar se pas vdekjes së gruas së tij kërkonte diçka për ta mbajtur aktiv, andaj është marrë me aktivitete sportive.

Ai është trajner i të gjitha moshave, por shumica e nxënësve të tij janë mbi 50 vjeç dhe më i moshuari është 95 vjeç.

“Ne fillojmë të humbasim fuqinë e muskujve kur jemi 35 vjeç ose më shumë. Nëse nuk merrni masa, kur të arrini moshën 75 vjeçare nuk do jeni në formë të mirë”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *