Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se profili i tij në Facebook është rikthyer pas 18 muajve që i ishte hakuar.
Ai ka falënderuar organet e ndjekjes dhe stafin e Facebook-ut lidhur me rastin.
“Pas gati 18 muajve, sot më është rikthyer profili im i parë në facebook dhe me këtë rast dua të falënderoj organet tona të ndjekjes dhe stafin e facebook-ut lidhur me rastin. Kini kujdes dhe mos i lejoni keqbërësit të kenë qasje në privatësinë Tuaj”, ka shkruar ai.