Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë në qytetin e Gjakovës. Dy grupe që dyshohet se janë përfshirë në konflikt janë gjuajtur me armë mes vete, për motive akoma të panjohura. Rasti që po hetohet si “Tentim vrasje” është konfirmuar nga Policia dhe një person është shpallur në kërkim
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që po kërkohet është Endrit Berisha, djali i ish zyrtarit policor Fadil Berisha, tashmë i pensionuar.
Berisha është identifikuar si njëri nga të dyshuarit për këtë rast, ndërsa të dyshuarit e tjerë akoma nuk janë zbuluar.
Nga Policia kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes, pas ekzaminimeve janë gjetur gjashtë gëzhoja, që dyshohen të jenë të armëve që janë përdorur.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje ne mes te dy grupeve të njëjtit janë gjuajtur me armë ndërmjet vete. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë. Përveç dëmeve të shkaktuara nga arma e zjarrit në dy vetura që ishin të parkuara nuk raportohet për të lënduar.
Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një mashkull kosovar si i përfshirë në incident i cili ndodhet ne kërkim policor. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.”