Çështja e rezervave shtetërore, Rozeta Hajdari del nga Prokuroria Speciale: S’jam intervistuar

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Rozeta Hajdari sot shkoi në zyrat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Aty qëndroi për disa orë, ku u raportua se po intervistohej për skandalin për rezervat shtetërore.

Pasi doli nga Prokuroria, ajo tha se nuk është marrë në pyetje dhe se kishte një intervistim për disa ligje që janë në fuqi e që lidhen me skandalin në fjalë.

“Nuk kam qenë e intervistuar, bëhet fjalë për rezervat shtetërore”, ka thënë ajo para mediave pasi ka dalë nga objekti i Prokurorisë Speciale.

“Kjo kërkon qartësi në legjislacionin në fuqi që është Ligji për Rezervën Shtetërore, Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe ligjet tjera, prandaj derisa t’i marrim qartësitë përkatëse, ne do të bëjmë kërkesën dhe të vijmë t’ju japim përgjigjet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *