Dafina Zeqiri feston sot (14 prill) 35-vjetorin e lindjes. Në po të njëjtën ditë ajo ka marrë propozimin për martesë nga i dashuri i saj Kreshniku.
Së fundmi në një intervistë në “E diela jonë” me Ermal Peçin, ajo foli dhe për lajmin e supozuar të shtatzënisë.
Artistja konfirmoi se nuk është shtatzënë, por e presin kurdo që të ndodhë.
“Edhe për mua dhe për Kreshnikun është një gjë shumë e bukur, për të cilën të dy jemi të emocionuar për momentin që do ndodhë. Jemi shumë të hapur që të ndodhë(shtatzënia) kurdo. Nuk e kemi në plan, jo sot jo nesër, jo pas dasmës jo para dasmës. Kurdo që të ndodhë”, ka thënë ajo.